Arrestohet ish-Kryeprokurori special i Malit të Zi, dyshohet se ka krijuar një organizatë kriminale

Ish-kryeprokurori special i Malit te Zi, Milivoje Katniq është arrestuar nga policia fqinje.
Katniq dhe ish-zyrtari i lartë i policisë Zoran Lazoviq janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT). Lazoviq dhe Katniq u arrestuan nga oficerët e SPO-së me urdhër të SDT-së, e cila i dyshon për krijimin e një organizate kriminale dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.
Milivoje Kantiq u zgjodh kryeprokuror special për herë të parë në mesin e vitit 2015 dhe u rizgjodh në vitin 2020. Ai është akuzuar për zhdukje dhe fabrikim të provave në rastin e njohur si “grusht shteti”. Ai gjithashtu u akuzua për krime gjatë rrethimit të Dubrovnikut, të cilat ai i mohoi.
/a.r
#Arrestohet #ishKryeprokurori #special #Malit #të #dyshohet #krijuar #një #organizatë #kriminale
Java News