Aktualitet
VIDEO/ Neymar zhgënjen fansat, gjesti i bujshëm i futbollistit në festën e të bijës

Asi brazilian Neymar ka festuar gjysmëvjetorin e vajzës së tij Mavie së bashku me ish-partneren e tij Bruna Biancardi. Ish-çifti shihet se ka lënë pas mosmarrëveshjet e tyre për t’i kënduar këngë e ditëlindjes vajzës së tyre.
Por një detaj nga video e postuar në rrjetet sociale ka hapur debat në rrjet.
Futbollisti 32-vjeçare shihet duke luajtur në një aplikacion online pokeri.
Dhe ndërsa familja dhe miqtë duartrokisnin dhe brohoritnin Mavie-n, babai i saj ia hoqi dorën për të bërë lëvizjen e rradhës në lojën e tij, me sa duket duke vënë një bast.
Ky veprim i futbollistit është komentuar bujshëm në rrjetet sociale duke lënë një shije të keqe.
/a.r
#VIDEO #Neymar #zhgënjen #fansat #gjesti #bujshëm #futbollistit #në #festën #të #bijës
Java News