Barça dhe PSG bojkotuan televizionin spanjoll për shkak të një komenti skandaloz

Një skandal mori formë para ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Barcelonës, të fituar nga “blaugranasit” me rezultatin 2:3.
Ish-portieri i Atletico Madrid, Burgos ishte akteri kryesor. Argjentinasi ka komentuar në televizionin spanjoll Movistar+ dhe ka arritur të zemërojë të dy klubet për një deklaratë për Lamin Yamal.
Gjatë ngrohjes, i riu i Barcelonës tregoi një teknikë dhe Burgos tha: “Nëse nuk do ishte lojtar i mirë, do kishte vendin tek semaforat”.
Fjalët e tij tërhoqën të qeshura në studio, por u morën si ofenduese, madje edhe raciste.
Si rezultat, Barcelona dhe PSG nuk i lejuan lojtarët e tyre të flisnin për kanalin spanjoll në fjalë.
Burgos duhej të shpjegonte: “Ishte një koment, që nuk u përpoq të lëndonte askënd. Nëse dikush është ofenduar, kërkoj falje publike. Në këto kohë, duhet të përshtateni me gjithçka, dhe kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë.”
Movistar+ kërkoi falje në një deklaratë zyrtare.
/ Sport/
#Barça #dhe #PSG #bojkotuan #televizionin #spanjoll #për #shkak #të #një #komenti #skandaloz
gazetablic.com