Aktualitet
“Nëse nuk do ishte lojtar i mirë, vendi i tij do të ishte para semaforëve” – Analisti spanjoll bën komente raciste për Lamine Yamal

Një skandal ka ndodhur në kanalin televiziv spanjoll Movistar.
Ish-portieri i Atletico Madridit, German Burgos, ka bërë një koment racist për Lamine Yamal, talentin e ri të Barcelonës.
“Nëse ai nuk do të ishte lojtar i mirë, vendi i tij do të ishte para semaforëve”, tha Burgos për futbollistin e Barçës.
Normalisht se kjo deklaratë nuk u prit mirë nga komuniteti në Spanjë, andaj reagimet ishin të menjëhershme.
Pasi mësuan për këtë deklaratë, si Barcelona ashtu edhe Paris Saint-Germain morën vendimin të mos japin intervista pas ndeshjes për Movistar.
/ Sport/
#Nëse #nuk #ishte #lojtar #mirë #vendi #tij #të #ishte #para #semaforëve #Analisti #spanjoll #bën #komente #raciste #për #Lamine #Yamal
gazetablic.com