Aktualitet

Fitër Bajrami, mesazhi i Spiropalit: Të ruajmë jo vetëm besimin, por edhe njëri-tjetrin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali uroi sot gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Në  një prononcim për median, Spiropali u shpreh se, “për shkak të kohëve jo të lehta, jo vetëm mesazhet për luftën dhe për paqen, por edhe mesazhet e përditshmërisë, e asaj që duhet të bëjmë si njerëz, si shoqëri, janë shumë të rëndësishme”

Dhe për këtë, nënvizoi ajo, komunitetet fetare, Komuniteti Mysliman dhe të gjithë besimtarët kanë vlerën e tyre të padiskutuar”.

“Ky mesazh përcillet tek çdo familje që ne ta ruajmë jo vetëm besimin, por edhe njëri tjetrin dhe të japim më shumë për shoqërinë tonë, duke mos harruar ata që janë të pamundur, duke solidarizuar që kanë më pak dhe duke bërë politika sa më të mira për të mbërritur tek sa më shumë njerëz”, tha ministrja”, përfundoi në mesazhin e saj Spiropali.

/a.r

#Fitër #Bajrami #mesazhi #Spiropalit #Të #ruajmë #vetëm #besimin #por #edhe #njëritjetrin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button