Aktualitet

Shpërthimi i hidrocentralit në Bolonja, vijojnë kërkimet për 4 personat e zhdukur

Katër persona rezultojnë ende të zhdukur nga shpërthimi që u mori jetën 3 të tjerëve në një hidrocentral në veri të Italisë. Shpërthimi ndodhi nën nivelin e ujit në liqenin Suviana, në një nga transformatorët e hidrocentralit ku gjithashtu mbetën të plagosur 5 persona të tjerë të cilët janë dërguar në kujdesin intensive për shkak të djegieve të marra.

Personat që humbën jetën ishin punëtorë që merreshin me mirëmbajtjen e hidrocentralit të moshës nga 35 deri në 73 vjeç.

Në terren janë 12 ekipe zjarrfikëse, dy zhytës edhe dy ekipe të specializuara për kërkimin të cilët do të duhet të operojnë deri në 40 metra nën ujë, për të gjetur të zhdukurit në temperatura mjaft të ulëta.

Kryetari i Bashkisë së Bolonjës, i cili vizitoi vendin e ngjarjes u shpreh se kushtet për ekipet e kërkimit ishin “me të vërtetë të ndërlikuara”.

Ai tha se ishte një nga tragjeditë më të këqija të punës në historinë e fundit të Italisë.

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se një hetim do të nisë për shkaqet e ngjarjes të cilat nuk janë përcaktuar ende.

/a.r

#Shpërthimi #hidrocentralit #në #Bolonja #vijojnë #kërkimet #për #personat #zhdukur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button