Aktualitet

Ura e mesit dhe kalaja e Drishtit, dy nga atraksionet më të vizituara në Shkodër

Në luginën e Kirit në Postribë gjendet Ura e Mesit ndër monumentet kulturore më të rëndësishme në Bashkinë e Shkodrës. Ky objekt është kthyer  në një pikë tërheqëse për turistët, duke qenë monument me vlera të mëdha arkitektonike e historike.

Kam ardhur nga Gjermania për të vizituar disa nga vendet që ofron Shqipëria. Në Shkodër mbeta i impresionuar. Këtu janë të gjitha, deti, lumi mali e çdo gjë. Sot me bashkëshorten time kemi ardhur për të vizituar Urën e Mesit. Fatkeqësisht guidat turistike duhet të na orientojnë ne të huajve edhe për në të tjera objekte që ofron zona, sepse kalaja e Drishti ka një histori të veçantë sipas gojëdhënave”, tha një turist.

Është hera e parë që e vizitojmë Shkodrën, por me gjithë mend qenka vërtet një qytet shumë i bukur, me kalanë, Urën e Mesit, Lumin e detin”, tha një tjetër turist.

Edhe vizitorët vendas janë të mendimit se Kalasë së Drishtit duhet ti bëhet më shumë promocion.

Vitet e fundit këto dy objekte po tërheqin shumë vizitorë të huaj. Për disa është hera e parë që vizitojnë Shkodrën e të tjerë rikthehen sërish për të vizituar Drishtin dhe Urën e Mesit.

/a.r

#Ura #mesit #dhe #kalaja #Drishtit #nga #atraksionet #më #të #vizituara #në #Shkodër
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button