Aktualitet

Mashtrim me kredi dhe sigurime, shqiptarët po përpiqen “t’ua hedhin” bankave e kompanive

Më shumë se gjysma në Tiranë, ndjekur nga Durrësi, Vlora, Shkodra, Fier dhe Elbasani… edhe vitin e shkuar vijoi skema e mashtrimit “Dredhi në kredi”.

Me dokumente të falsifikuara apo mjete identifikimi të personave të tjerë, të paktën 13 persona morën kredi në banka dhe institucione të tjera financiare.

“Këto vepra penale janë bërë shqetësim për disa banka dhe subjekte financiare jo banka, jo vetëm për shkak të dëmit ekonomik të pësuar, por edhe për shkak të dëmit të konsiderueshëm reputacional. Në botë është futur edhe inteligjenca artificial  me qëllim skanimin e personave që marrin kredi,” shprehet Eugen Musta, ekspert për ekonominë.

Veç kredive, mashtrimi vitin e shkuar u shtri edhe në drejtim të sigurimeve. Nga aksidente rrugore, dëme nga zjarre e përmbytje 13 vetë u përpoqën të mashtronin kompanitë e sigurimeve vitin e shkuar për të përfituara shuma të pamerituara. Në raport me 2022-shon numrin i procedimeve për këtë vepër penale u ul me 31.6 për qind.

 “Neni 145 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në sigurime si “paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime”. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.”

Të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme tregojnë se gjatë vitit të shkuar u proceduan më pak individë për veprën penale të mashtrimit me kredi se në 2022-shin. Kjo edhe si pasojë e sofistikimit të skemave të mashtrimit.

A2News /a.r

#Mashtrim #kredi #dhe #sigurime #shqiptarët #përpiqen #tua #hedhin #bankave #kompanive
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button