Aktualitet
Nacho ende s’ka vendosur nëse do ta rinovojë kontratën me Real Madridin

Kapiteni i Real Madridit, Nacho Fernandez, heziton të rinovojë kontratën me klubin “mbretëror”, raporton “Marca”.
Klubi i ka bërë tashmë një ofertë mbrojtësit për të vazhduar kontratën e tij edhe për një vit – deri në vitin 2025.
Sezonin e kaluar ai pati të njëjtin hezitim, por në fund të fundit refuzoi të transferohej në Inter dhe rinovoi. Tani situata është e ngjashme. Disa klube presin vendimin e Nachos. Para tij është dilema nëse do ta mbyllë karrierën te Reali.
Në sezonin aktual, ai u bë titullar pasi Eder Militao dhe David Alaba pësuan lëndime të rënda. Në fund të sezonit Nacho do të marrë vendimin përfundimtar.
/ Sport
#Nacho #ende #ska #vendosur #nëse #rinovojë #kontratën #Real #Madridin
gazetablic.com