LDK-ja nuk ia ndal kritikat Qeverisë Kurti, e akuzon për propagandë

Me “faktet para propagandës” Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vazhduar ta kritikojë Qeverinë Kurti për propagandë.
Deklarimet e Qeverisë së “Kosova ka përparuar në indekset ndërkombëtare” LDK-ja I KA cilësuar si propagandë.
“Propaganda e pushtetit e ka fshehur vitin 2023 për Raportin e BE-së dhe atë të World Justice Project ku Kosova ka ngecje.
Raporti i Progresit i BE-së për Kosovën në vitin 2023 ishte më i keqi ndër vite. Në indeksin Transparency International kundër korrupsionit, Kosova ka ngecur në 41 poena nga viti 2022.
Radhitja e shteteve në këtë indeks nuk tregon asgjë sepse vendet mund të ndryshojnë vend pa pasur asnjë përmirësim.
2014-2017, gjatë qeverisjes së LDK-së, Kosova u ngrit nga 33 poena në 39 poena në Transparency International. Pushteti aktual e mori mandatin me 39 poena dhe nuk e ngriti më shumë se 2”, thuhet në njoftim e LDK-së në Facebook.
#LDKja #nuk #ndal #kritikat #Qeverisë #Kurti #akuzon #për #propagandë
gazetablic.com