Aktualitet

Makina e policisë kapërcen bordurën, përplaset me një mjet tjetër në qendër të Shkodrës

Makina e Policisë Bashkiake të Shkodrës është përfshirë në një aksident pak minuta më parë në qendër të qytetit.

Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja raporton se si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale. Referuar të njëjtave burime, makina e Policisë Bashkiake ka dalë nga rruga duke kapërcyer edhe bordurën e rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një komandimi automatik në sistem, që ka sjellë humbjen e kontrollit mbi mjetin dhe përplasjen me një mjet tjetër.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

/a.r

#Makina #policisë #kapërcen #bordurën #përplaset #një #mjet #tjetër #në #qendër #të #Shkodrës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button