Aktualitet
Dhunoi bashkëshorten dhe 2 fëmijët, arrestohet 61-vjeçari në Korçë

Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi akuzohet për dhunë në familje.
Blutë e Korçës bëjnë me dije se shtetasi M.Gj , banues në fshatin Baban, Devoll, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe 2 djemve të tyre, si dhe se i ka kanosur ata.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
/a.r
#Dhunoi #bashkëshorten #dhe #fëmijët #arrestohet #61vjeçari #në #Korçë
Java News