Guendouzi s’po e lënte rehat në derbi, Dybala tallet keq me të, ia tregon foton e Kupës së Botës në mes të ndeshjes!

Roma shijoi një fitore 1-0 ndaj Lazios në Derby della Capitale. Argjentinasi Paulo Dybala është përfshirë në disa përleshje verbale dhe fizike me francezin e Lazios, Matteo Guendouzi, në disa raste gjatë ndeshjes.
Në një moment, ata u futën në një zënkë – pasi argjentinasi kapi kundërshtarin e tij për flokë. Megjithatë, arbitri ishte i sjellshëm me ta, por argjentinasi dhe francezi vazhduan të bënin luftën e tyre të vogël sa herë që ishin afër, përcjell Sport.
Në minutën e 85-të pasionet u ndezën sërish dhe më pas Dybala “goditi” francezin aty ku e lëndoi më shumë. Futbollisti i Romës nuk mungoi t’i kujtojë Guendouzit humbjen e dhimbshme në finalen e Botërorit në Katar, duke ia treguar mbrojtësen e tij me fotografinë duke çuar trofeun e madh.
Ja pamjet:
Dybala and Guendouzi got into a fight and Dybala took off his shin pad which has a photo of Argentina winning the World Cup and showed it to Guendouzi😭 pic.twitter.com/L2fdHIQZhk
— Football Factly (@FootballFactly) April 7, 2024
#Guendouzi #spo #lënte #rehat #në #derbi #Dybala #tallet #keq #të #tregon #foton #Kupës #së #Botës #në #mes #të #ndeshjes
gazetablic.com