Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Shkodër: Plagoset me mjete të forta 24-vjeçari, i thyejnë xhamin e automjetit

Një debat mes dy personave që degradoi në dhunë fizike dhe goditje me mjete të forta ndodhi këtë të shtunë në Shkodër.

Personi A. D., 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës, ra në pranga, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një 24-vjeçar dhe ka thyer xhamin e automjetit të tij.

“Vihet në pranga një 23-vjeçar pasi ka goditur me sende të forta një 24-vjeçar dhe i ka thyer xhamin e automjetit. Gjithashtu, në zbatim të planit të masave në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin A. D., 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një 24-vjeçar dhe ka thyer xhamin e automjetit të tij”, sipas njoftimit të policisë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”./m.j

#Sherr #mes #të #rinjve #në #Shkodër #Plagoset #mjete #të #forta #24vjeçari #thyejnë #xhamin #automjetit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button