Aktualitet

Haradinaj kujton bashkëluftëtarët: Sakrifica e tyre na obligon për një Kosovë më të sigurt e krah ShBA-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sadri Zenelin në 25-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se Sadri Zeneli ishte mësues, prijës popullor e komandant lufte.

“Luftëtarët dhe udhëheqësit e luftës nga Jabllanica e Gjakovës, me trimërinë e guximin e tyre, i dhanë kahje fatit të shumë betejave kundër armikut, duke e ruajtur kështu traditën shekullore të rezistencës dhe përpjekjeve për liri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka kujtuar edhe bashkëluftëtarët e Zenelit si, Ali Rama, Ramë Mehmeti, Islam Ademaj, Lan Rexhaj, Bajrush Mehmeti, Arben Mehmeti dhe Fitim Rexha.

“Sakrifica e tyre, obligon përkushtimin tonë për një Kosovë më të sigurtë dhe të zhvilluar, përkrah Amerikës dhe botës demokratike.Ju faleminderit për shërbimin”, ka vijuar Haradinaj.



#Haradinaj #kujton #bashkëluftëtarët #Sakrifica #tyre #obligon #për #një #Kosovë #më #të #sigurt #krah #ShBAsë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button