Aktualitet
Emri/ E rëndë në Lezhë: Të moshuarit i shpërthen bombola e gazit teksa përgatiste kafen, përfundon në spital

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në katin e tretë të një pallati në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.
Raportohet se në momentin e shpërthimit brenda banesës gjendej një çift të moshuarish, prej të cilëve ka marrë dëmtime 70-vjeçari Shtjefen Tushi.
Ky i fundit ishte duke përgatitur kafe në momentin e shpërthimit, ndërsa mësohet se ai ka marrë lëndime në duar pasi ka tentuar të shuajë flakët në banesë.
Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës dhe falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë i mundur neutralizimi i flakëve./m.j
#Emri #rëndë #në #Lezhë #Të #moshuarit #shpërthen #bombola #gazit #teksa #përgatiste #kafen #përfundon #në #spital
Java News