Aktualitet

VIDEO/ Meta, krah Adriana Kalasë ‘sfidon’ Berishën në ambicien për kryeministër: Luaneshë e paepur, e jashtëzakonshme

Një protestë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përpara Bashkisë së Tiranës, për transparencë mbi projektin e Teatrit Kombëtar, e tejkaloi këtë kauzë dhe u kthye në tubim politik me praninë e deputetëve të Rithemelimit, kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pas protestës, Meta ka publikuar një video krah militantes së Berishës, Adriana Kalaja të cilën e cilëson si një “luaneshë të paepur dhe një grua të jashtëzakonshme”.

“Siç e ktheva në identitet Parkun Rinia, ashtu do ta kthejmë në identitet Teatrin Kombëtar, aty ku ishte dhe siç ishte!

Mirënjohje për aktivisten e jashtëzakonshme, qëndrestaren dhe heroinën e palodhur, Adriana Kalaja dhe për të gjithë artistët jokonformistë që luftojnë çdo ditë për mbrojtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore të Tiranës”, shkruan Meta krahas videos.

Duke sfiduar Berishen ne kete menyre, teksa ka perrmendur kohen kur ka qene kryeminister me pretendimin se kishte kthyer “Parkun Rinis” ne idenitet./m.j

#VIDEO #Meta #krah #Adriana #Kalasë #sfidon #Berishën #në #ambicien #për #kryeministër #Luaneshë #paepur #jashtëzakonshme
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button