Replikat në Kuvend/ Gogu i kujton Nokës vilën 786 mijë euro: Jep llogari për akuzat e Gazit, pastaj fol për ata që janë në SPAK

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, i ka kujtuar Flamur Nokës akuzat e Gazmend Bardhit pë fshehjen e vilës mbi 700 mijë euro. Replikat u bënë në Kuvend gjatë debatit për ligjin për koncensionet.
“Kjo sallë nuk është vendi ku bëhen provat për mintingun e nesërm, për mitingjet e rrugicave të pashpresës e të dëshpërimit.
Të mos dallosh rëndësinë e instrumentave financiarë dhe t’i anatemosh ato, përmes së cilave janë ndërtuat vepra madhore europiane është njësoj si të mos i japësh llogari shqiptarëve për akuzën që të ka bërë kreu i grupit tënd parlamentar për vilën 786 milionë euro.
Hajde jep njëherë llogari për këtë, pastaj merru me ata persona që janë duke dhënë llogari përpara SPAK-ut që ti anatemon”, deklaroi Gogu./m.j
#Replikat #në #Kuvend #Gogu #kujton #Nokës #vilën #mijë #euro #Jep #llogari #për #akuzat #Gazit #pastaj #fol #për #ata #që #janë #në #SPAK
Java News