Plagosja e 27-vjeçarit në Velipojë, ishte në makinë me dy persona, rrethanat e ngjarjes të paqarta
Një 27-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:45, në malin e Kolajve në Velipojë, ku në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Emiljano Paloka, 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë.
I riu ka qenë në makinë me dy persona të tjerë, të njohur të tij, brenda makinës kur është plagosur me një plumb që e ka prekur në pjesën e barkut.
Paloka është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Shërbimet e Policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe së bashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër kryen krehjen e zonës.
Grupi hetimor ndërkohë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.
Pritet marrja në pyetje e tij për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje që mbetet mister mbi shkaqet e konfliktit dhe autorët.
/a.r
#Plagosja #27vjeçarit #në #Velipojë #ishte #në #makinë #persona #rrethanat #ngjarjes #të #paqarta
Java News