Aktualitet

Gërvalla në Tokio, takon drejtuesit e JICA-s dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika gërvalla, ka udhëtuar në Tokio ku po zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Sipas komunikatës për medie të MPJD-së, Gërvalla atje takoi drejtuesit e JICA-s dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

“Përfundimi me sukses të lartë i projekteve, donacioneve dhe investimeve japoneze në Kosovë dhe realizimi i projekteve dhe investimeve të reja ishin temat kyqe të diskutimit në takimet e ndara të Ministres Gërvalla me drejtuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC). Gjatë takimit në zyrat qendrore të JICA-s, Ministrja Gërvalla falënderoi drejtuesit e kësaj agjencie për mbështetjen e dhënë Kosovës ndër vite në rindërtim, ngritje të kapaciteteve humane dhe infrastrukturore, mbrojtje të mjedisit, menaxhim të mbeturinave dhe në fushën e përmirësimit të ajrit”, thuhet në komunikatë.

Në takim me përfaqësuesit e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ministrja Gërvalla vuri në pah potencialin në fushën digjitale dhe të teknologjisë informative, si përparësi të rëndësishme të të rinjve, të cilat mund të shërbejnë si një mundësi e mirë e investimeve strategjike japoneze në Kosovë, në ngritjen e punësimit dhe përspektivës së të rinjve në Kosovë, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Bashkëpunimi i metejshëm në projekte të reja që kanë për synim zhvillimin ekonomik të Kosovës, shkëmbimin e studentëve dhe përvojave në fusha të caktuara, ishte fokusi i këtyre takimeve që Ministrja Gërvalla realizoi gjatë vizitës së saj zyrtare në Japoni.



#Gërvalla #në #Tokio #takon #drejtuesit #JICAs #dhe #Bankës #Japoneze #për #Bashkëpunim #Ndërkombëtar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button