Aktualitet

Ndërhyrja, dezinformimi e ndikimi rus, komisioni i PS do kërkojë mbylljen e disa portaleve: Hetim i pronësisë…!

Dezinformimi në Shqipëri, si dhe përpjekjet e vendeve të huaja si Rusia për të dezinformuar, do të luftohen edhe nëpërmjet ndryshimeve ligjore. Këtë duket se ka në plan Partia Socialiste, e cila disa ditë më parë kërkoi ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvend, që do të ketë në fokus ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike në vend.

Mazhoranca synon që nëpërmjet këtyre ndryshimeve ligjore të mbyllë disa media, portale, apo llogari në rrjete sociale në rast se manipulojnë publikun.

Në kërkesën e depozituar në Kuvend, mes të tjerash thuhet se do të kërkohet që të bëhet hetim i pronësisë së portaleve në vendin tonë.

Komisioni i Posaçëm pritet të kryejë një analizë të situatës, fokusuar te financimet e fushatave zgjedhore si dhe platformave mediatike.

“Në drejtim të rritjes së përgjegjshmërisë së platformave dhe mediave sociale për të klasifikuar përmbajtjet e lajmeve, informacioneve që shpërndahen nga robotët, duke rishikuar algoritmet, si dhe pa cënuar lirinë e shprehjes, për të mbyllur llogaritë e personave apo subjekteve që përfshihen në sjellje të koordinuara jo-autentike në internet ose aktivitete të paligjshme që synojnë minimin sistematik të proceseve demokratike ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes”, thuhet në kërkesë.

Kjo nismë për të luftuar dezinformimin dhe ndërhyrjet nga aktorë të tretë që kërkojnë destabilitet po ndërmerret nga të gjitha vendet e NATO-s.

#Ndërhyrja #dezinformimi #ndikimi #rus #komisioni #kërkojë #mbylljen #disa #portaleve #Hetim #pronësisë..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button