Aktualitet

Deklarata e bujshme e Bejkos për financimin e fushtave elektorale ‘alarmon’ KQZ-në, Celibashi del me njoftimin e minutës së fundit

Menjëherë pas deklaratës së kandidatit të PD-së për Tiranën, Roland Bejko i cili është shprehur se fushatat zgjedhore i realizon me para xhepi, pa fonde publike, ka reaguar KQZ-ja.

Bejko u shpreh se KQZ është vonuar në dhënien e fondeve. Sakaq në një reagim të KQZ pas deklaratës së ti, thuhet se fondi për zgjedhje u miratua me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë, ka hyrë në fuqi më datë 13 prill dhe i është dërguar KQZ më datë 20 prill.

KQZ sqaron se më datë 22 prill është miratuar vendimi për shpërndarjen e fondeve për zgjedhjet e 14 majit.

Reagimi i KQZ:

Duke u nisur nga disa shqetësime të raportuara nga ndonjë subjekt zgjedhor lidhur me vonesën në shpërndarjen e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit që u jepet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023”, KQZ sqaron se:
Fondi për zgjedhje që përfitojnë partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje u miratua me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 13.04.2023. Ligji në fjalë ka hyrë në fuqi në datën 13.04.2023 dhe i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në datë 20.04.2023.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve më datë 22.04.2023 ka miratuar vendimin nr. 397, “Për përcaktimin e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023”.
Shpërndarja e fondeve partive bazuar në vendimin përkatës të Komisionerit Shtetëror bëhet direkt nga Buxheti i Shtetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button