Aktualitet

Nesër ngrihet komisioni i dytë hetimor, sistemi TIMS në lupën e deputetëve

Ditën e martë rreth orës 15:00 pritet të ngrihet dhe komisioni i dytë hetimor i kërkuar nga opozita, i cili ka të bëjë me rrjedhjen e informacionit dhe të dhënave të tjera sensitive të sistemit TIMS.

Ashtu siç është mësuar ditë më parë, Komisioni Hetimor për sistemin TIMS do të drejtohet nga deputeti demokrat Ervin Salianji, teksa nënkryetar nga radhët e mazhorancës është caktuar Toni Gogu.

Mbledhja e nesërme do të jetë e hapur për publikun deri në caktimin e planit të punës së këtij komisioni dhe më pas do të vendoset mënyra sesi ai do të vijojë punimet për shkak të të dhënave sekrete që sistemi disponon.

Po nesër, zhvillohet edhe mbledhja e dytë e komisionit hetimor në Shëndetësi, për dy koncesionet e sterilizimit dhe check up.

/a.r

#Nesër #ngrihet #komisioni #dytë #hetimor #sistemi #TIMS #në #lupën #deputetëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button