“Vajza nuk e njeh babin e saj” Ilnisa mashtroi publikun, dalin fotot e Anaisit me të atin

Ilnisa Agolli gjatë një prej Prime-ve të së shtunës, ka folur për herë të parë për martesën e dështuar dhe sjelljen në jetë të vajzës së saj Anais.
Moderatrorja tha se martesa e saj ka zgjatur më pak se një vit dhe se vajza e saj nuk e ka njohur të atin.
Gjithashtu ajo theksoi se Anaisiti ka munguar i ati, dhe se ajo pyeste shpesh për të.
“Anaisi nuk e ka njohur të atin e saj, martesa ime zgjati shumë pak, as një vit. Kthehem në shtëpinë e prindërve me një bebe të vogël në krah. Pyetja më e shpeshtë që mund t’i bëhet një fëmije është, po babin ku e ke. Jemi munduar të gjithë që të Anaisi të mos ndikojmë, është një fëmijë i mrekullueshëm, mezi po pret që unë të martohem”, tha Ilnisa gjatë Prime-t.
Por duket se e vërteta nuk është siç pretendon gazetarja sepse ka zbuluar fotot e Anaisit të vogël me të atin, në faza të ndryshme të jetës, duke nxjerrë në dritë në këtë mënyrë një gënjeshtër të lojtares së Big Brother.

Po ashtu janë publikuar edhe disa imazhe nga dasma e Ilnisës me ish-bashkëshortin ku duket se është i njëjti person nëpër foto.


#Vajza #nuk #njeh #babin #saj #Ilnisa #mashtroi #publikun #dalin #fotot #Anaisit #të #atin