Aktualitet

“Më mallkuan djalin”- Çiljeta pas daljes me Veliajn: PS kishte kulturë në të sharë

Këngëtarja Çiljeta Çilaga, ishte e ftuar këtë të premte në Euronews Albania ku komentoi përkrahjen publike që ajo dha pak ditë më parë për kandidatin e PS-së për Tiranë, Erion Veliajn.Çiljeta tha se pas daljes në krah të Veliajt, pati një lumë sharjesh dhe mallkimesh në adresë të saj, nga ana partisë që ajo kishte mbështetur ndër vite.

Çiljeta zbuloi se mallkimet shkonin deri te djali i saj duke u shprehur tepër e zhgënjyer nga Partia Demokratike dhe simpatizantët e të djathtës që ajo kishte mbështetur fuqimisht dikur.

“Unë dola dhe përpara dy viteve me Veliajn, se kuptoj pse këtë herë u bë shumë e zhurmshme. Padiskutim pati një impakt shumë të madh, komentet kanë qenë të pafundme. Vetëm me një ndryshim shumë të madh, kur isha në kohën e PD-së, PS-ja kishte një kulturë në të sharë, ndërsa këta të mitë e dikurshëm kishin një mllef të tmerrshëm deri te mallkime për fëmijët. Instagrami ishte i mbushur me mallkime për mua për djalin që unë kam vënë duart në kokë dhe tani do ta quaj “Partia e Mallkimeve”. Kur pashë ato komente nuk kam asnjë pishman dhe asnjë peng, nuk kisha asnjë gjë të brendshme që të më stepte. Jam shgumë e zhgënjyer realisht nga ata që unë kam dashur aq shumë dhe kam mbështetur aq shumë”, tha Çilaga.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button