Aktualitet

Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, Rama uron: Me zemër të mirë!

Besimtarët katolikë në të gjithë botën kremtojnë sot Pashkët. Besimtarët në kryeqytet iu drejtuan katedrales së “Shën Palit” në të shtunën e madhe ku u mbajt mesha e shenjtë.

Ndërsa, e diela për të gjithë besimtarët katolikë është dita e Ringjalljes së Krishtit. Pashkët janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit.

Meshën në Katedralen e Shën Palit e drejtoi Arqipeshkvi Mitropolit, Imzot Arjan Dodaj, i cili uroi besimtarët dhe kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore, sociale e mediatike për t’u vënë në shërbim të një horizonti më me shpresë për të rinjtë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, Gëzuar Pashkët.

Ne rubrikën e tij mirëmëngjesi ne rrjetin social Facebook, kryeministri shkruan, “MIRËMËNGJES dhe me një urim të veçantë, për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët”.

Festa e Pashkëve, është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të kishës katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë ringjalljen e Jezusit, e cila ka ndodhur sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

/a.r

#Besimtarët #katolikë #kremtojnë #sot #Pashkët #Rama #uron #zemër #të #mirë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button