Aktualitet

VIDEO/ Panik në Holandë: Një person i armatosur hyn në lokal, merr peng disa persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kafene në qytetin lindor Ede në Holandë. Një burrë ka marrë peng të paktën katër persona (të gjithë punonjës) në kafenenë Petticoat në qytetin Ede, në Holandën lindore.

“Një kontingjent i madh policie ka rrethuar zonën në qendër të qytetit”, raportoi media holandeze.

Policia ka evakuuar rreth 150 banesa pranë lokalit, pasi personi kërcënoi se do të shpërthente eksploziv. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit, e cila ndodhet jo shumë larg Arnhemit.

Policia tha se nuk ka të dhëna për një sulm terrorist dhe se ende nuk dihet arsyeja e ngjarjes. Raportimet e para duket se janë bërë rreth orës 5:42 të mëngjesit, që do të thotë se situata e rëndë vazhdon prej orësh tashmë.

Personi në fjalë pretendon se ka eksploziv dhe armë dhe është vendosur një perimetër sigurie. Pamjet nga vendi i ngjarjes në Ede, një qytet tregu rural 85 kilometra në juglindje të Amsterdamit, tregojnë policinë dhe zjarrfikësit në rrugë./m.j



#VIDEO #Panik #në #Holandë #Një #person #armatosur #hyn #në #lokal #merr #peng #disa #persona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button