Aktualitet

Kujtesë dhe vetëofrim?! Meta: Nuk pranoj të drejtoj Qeverinë teknike. Ja si duhet të jetë kryeministri

Kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në News 24, ndër të tjera  është shprehur se PL është “pro” një qeverie teknike.

Ai shtoi  se me një organizim të fuqishëm të opozitës, regjimi i Edi Ramës rrezohet si rruga Korçë – Ersekë.

Jemi për qeveri teknike, por opozita duhet të organizohet shumë shpejt në një mënyrë të hekurt, sepse kemi të bëjmë më një regjim që investon tek përçarja opozitës dhe krijimi i idesë që është një regjim i fortë, por në fakt është qesharak.

Me një organizim të opozitës ky regjim do të rrëzohet si rruga Korçë – Ersek” tha fillimisht Meta.

I pyetur nëse do të pranonte të ishte ai kryeministër i qeverisë teknike, Meta refuzoi duke shtuar se ai duhet të jetë teknicien.

Nuk kam asnjë preferencë  sa i përket kësaj cështjeje. Nuk pranoj unë të jem kryeministër për një qeveri teknike, sepse  duhet të jesh teknicien” shtoi Meta.

Nje nga variantet me te njohura ky i perdorur nga politikanet, qe refuzojne publikisht pikerisht ate qe deshirojne me shume, duke e sjelle ne kujtese si fakt.

Megjithese, me gati 80 vota vetem te PS, kjo mazhorance nuk shfaq asnje kjrize apo lekundje qe te ndjehet nevoja e nje qeverie teknike./m.j

#Kujtesë #dhe #vetëofrim #Meta #Nuk #pranoj #të #drejtoj #Qeverinë #teknike #duhet #të #jetë #kryeministri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button