Aktualitet
Aksident i rëndë në Fier, “Range Rover” përplas një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”.
Një këmbësor është goditur nga një automjet tip “Range Rover” duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.
Në vendngjarje ka mberritur menjëherë ambulanca e cila e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit.
Burimet paraprake bëjnë me dije se i lënduari ndodhet në gjëndje të rëndë si pasojë e plagëve të marra. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.
#Aksident #rëndë #në #Fier #Range #Rover #përplas #një #person
Java News