Aktualitet

Dhuna/ Ndeshja Kastrioti-Elbasani: Tifozi qëllon me bidon plastik efektivin e policisë dhe nuk i bindet për ta shoqëruar

Gjatë ndeshjes së sotme midis Kastriotit dhe Elbasanit, një tifoz 30-vjeçar është shoqëruar në komisariat pasi ka goditur me bidon plastik një efektiv policie.

“Më datë 27.03.2024, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti-Elbasani, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë. Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia./m.j

#Dhuna #Ndeshja #KastriotiElbasani #Tifozi #qëllon #bidon #plastik #efektivin #policisë #dhe #nuk #bindet #për #shoqëruar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button