Vetaksident në rrugën Carralevë-Duhël, lëndohet rëndë shoferi i kamionit

Një vetaksident ka ndodhur në orët e mëngjesit në rrugën Carralevë-Duhël, ku si pasojë ka mbetur i lënduar shoferi i një kamioni.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi potencoi shkaku i aksidentit është bllokuar rruga derisa të largohet kamioni.
“Të nderuar, ju informojmë se sot me datë 27.03.2024, rreth orës 07:20 është raportuar një vetaksident trafiku në rrugën Carralevë- Duhël”, u shpreh Bytyqi.
“Si pasoj e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lëndime e është në drejtim të emergjencës. Policia janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Me rëndësi është të informohen qytetarët se në vetë aksident është i përfshirë një kamion i madh kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni”.
#Vetaksident #në #rrugën #CarralevëDuhël #lëndohet #rëndë #shoferi #kamionit
gazetablic.com