“Besimi në drejtësi nxit investimet e huaja”/ Begaj pret raportuesen për Shqipërinë në PE

Presidenti Bajram Begaj, ka pritur sot në një takim Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.
Në një njoftim të ndarë nga zyra e shtypit presidencial, mësohet se biseda është fokusuar në mbarëvajtjen e punimeve të parlamentit shqiptar, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin rajonal.
Presidenti Begaj theksoi së është shumë e rëndësishme të shikohet e kaluara, të vlerësohet e tashmja dhe të punohet për të ardhmen.
Gjatë bisedës, Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, vlerësoi rolin e Presidentit të Republikës si faktor balancues në jetën politike të Shqipërisë.
Në takim u vlerësua kontributi i Shqipërisë dhe angazhimi pozitiv i vendit në politikën e jashtme, në çështjet e sigurisë si anëtare e NATO-s, si dhe në promovimin e paqes dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në rajon.
Gjithashtu, u theksua edhe nevoja për besueshmërinë e sistemit të drejtësisë do të nxiste pozitivisht investimet e huaja.
/f.s
#Besimi #në #drejtësi #nxit #investimet #huaja #Begaj #pret #raportuesen #për #Shqipërinë #në
Java News