Aktualitet

Deputeti i Foltores nuk përmbahet: Berisha, Navalny ynë! Lufta jonë politike do jetë për ta liruar

Krahasimin që Sali Berisha nisi t’ja bënte vetes me Alexei Navalny opozitarin rus që vdiq në një nga burgjet famëkeqe të Rusisë, nën dyshimet e një vdekje të shkaktuar nga regjimi i Putinit, e kanë vijuar ushtarët e tij të përbetuar te Rithemelimi.

Një prej tyre është deputeti Tritan Shehu i cili ka bërë një reagim absurd pasi Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Sali Berishës në arrest shtëpie për të marrë pjesë në seanca plenare. E vetmja formë që u ka mbetur tashmë deputetëve të Rithemelimit për ta mbrojtur Berishën është ta viktimizojnë duke e krahasuar me Navalnyn.

“Izolimi i Berishes, i ngjashem me Navalnin! Para pak u rrezua perseri kerkesa e Berishes per te marre pjese ne punimet e Kuvendit! Nje gjykate, qe u bindet urdherave politike vendosi…. Qe i burgosuri politik deputet Sali Berisha, te mbahet ne nje izolim sa me te ashper, jashte te gjitha ligjeve, Kushtetutes sone, te drejtave europiane e demokratike! Pa u denuar akoma, vetem mbi bazen e disa akuzave qesharake!

Dhe pastaj dikush flet per normalitet te vendit, normalitet ne Kuvend, normalitet… Kur eshte krejt e kunderta! Anormalitet ne cdo cep, ne zbatimin e ligjeve, ne Kuvend, ne te drejtat elementare, me pasoje deformimin e thelle te demokracise, vetem kjo takohet kudo ne Shqiperine e ketij Regjimi! Navalnin e cuan ne Artik, e vrane aty… Por dhe ne nuk jemi shume larg duke izoluar, ndaluar ne funksionin e tij ne Parlament, shkelur keshtu voten e atyre qindra mijrave qe e kane votuar, pa u denuar nga asnje gjykate, nje Deputet! Kryetarin e opozites e te PD!”, shkruan deputeti i Berishës.

Në thirjen e Shehut duket qartë beteja që ka Rithemelimi, që nuk është tjetër veçse për të ndihmuar Berishën.

“Lironi Sali Berishen! Kjo duhet te jete motua e luftes sone politike kudo, ne Kuvend, ne media, ne sheshe e rruge, institucione e takime, brenda e jashte vendit, kudo! Dhe kjo nuk ka te beje me simpatite a antipatite personale, dakordesin apo jo per ceshtje sekondare. Kjo ka te beje me te sotmen apo te ardhmen, demokratike apo nen regjim te vendit. Ka te beje edhe me vlerat e moralin e opozites ne teresi, te secilit nga neve ne menyre individuale”, shkruan Shehu.

Si duket deputetëve të Rithemelimit u janë “errur sytë” saqë harrojnë se “Navalny ynë”, pra Berisha, ndryshe nga ai rus, po përdor dhe organizon partinë (Rithemelimin) për të shpëtuar veten, ndërsa Navalny rus po përpiqej të ngrinte një opozitë që do të shpëtonte Rusinë.

Navalny rus shkoi në burg se filloi të frymëzojë opozitën ruse, kurse ajo që bën Berisha në arrest shtëpie i akuzuar për korrupsion, çdo ditë majë penxheres mban fjalime kundër drejtësisë dhe duke shpallur armiqtë e tij më të mëdhenj ata që nuk e mbështesin në betejën personale./m.j

#Deputeti #Foltores #nuk #përmbahet #Berisha #Navalny #ynë #Lufta #jonë #politike #jetë #për #liruar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button