Aktualitet

Lufta e tarifave, Dollari amerikan bie në nivelin më të ulët ndaj euros që nga viti 2022

Dollari amerikan ra sot në nivelin e tij më të ulët ndaj euros në pak më shumë se tre vjet, pasi lufta tregtare SHBA-Kinë u përshkallëzua më tej.

Sipas mediave të huaja, rreth orës 9 të mëngjesit me orën e Mbretërisë së Bashkuar, dollari arriti në 1.14 dollarë kundrejt euros, vlera e tij më e dobët kundrejt monedhës evropiane që nga shkurti 2022.

Indeksi i dollarit amerikan, i cili mat vlerën e dollarit kundrejt një shporte valutash kryesore, gjithashtu ishte dobësuar 1.3% në të njëjtën kohë këtë mëngjes, shkruan A2 CNN.

Lufta tarifore e filluar nga Donald Trump jo vetëm ka tronditur tregjet ndërkombëtare, por ka nxjerrë në pah një fenomen i cili nuk është parë që nga vitet 1970. Për herë të parë ari ka marrë revansh kundrejt kartëmonedhës dhe veçanërisht dollarit dhe euros. Sipas përllogaritjeve të fundit, rezulton se çmimi i arit është rritur në nivel rekord në 24 orët e fundit. Çmimi i një rreth 31.1 gram u ngjit në pothuajse 3,176 dollarë në SHBA, duke zgjatur fitimet e një dite më parë.

Për shkak të luftës tarifore të nxitur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më shumë investitorë po vënë baste për arin. Rritja e metalit të çmuar po nxitet nga rënia e shpejtë e vlerës së monedhës amerikane, thonë ekspertët e tregjeve ndërkombëtare. Kjo gjithashtu është pasojë e shitjes së aksioneve dhe obligacioneve amerikane.

#Lufta #tarifave #Dollari #amerikan #bie #në #nivelin #më #të #ulët #ndaj #euros #që #nga #viti
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button