Life Style

‘Breshëri’ kritikash ndaj Piqué për performancën e tij në Dubai: Ai nuk di më të vishet…

“Kings League” ka arritur në fund të ‘merkatos’ së saj të suksesshme. Tani, të gjithë të përfshirët gëzojnë një pushim deri në fillimin e fazës së dytë, të dielën, më 7 maj. Gerard Pique, presidenti i këtij kompeticioni të ri futbollistik, ka shfrytëzuar këtë pauzë për të udhëtuar drejt Dubait me pushime, i shoqëruar nga partnerja e tij e re, Clara Chía.

Ish-futbollisti i Barcelonës ka udhëtuar drejt Dubait për të festuar 24-vjetorin e të dashurës së tij. Me të mbërritur atje, ata janë filmuar nga kalimtarë të rastit që e kanë njohur çiftin. Pamjet arritën shumë shpejt në rrjetet sociale dhe siç pritej po përfliten shumë.

Në fotografi mund të shihni se si Piqué ka veshur rroba banje të ngushta dhe një bluzë të bardhë. Nuk ishte pjesa e sipërme, ajo që tërhoqi vëmendjen e njerëzve, por rrobat e ngushta të banjës, që ngjallën komente në Twitter.

Disa nga përdoruesit e kanë sulmuar ish-futbollistin për këtë arsye, duke thënë se ai “po bën budallallëqe” ose se “duket se ka veshur rroba banje të fëmijëve”. Komentuesit nënvizuan gjithashtu se “Pique nuk di më të vishet si i ri, Clara po e ndikon atë”. @noemiavi27 #piqueyclarachia #dubai🇦🇪 #claramente #salpiqué #videoviralparatiktok ♬ Te Felicito – Shakira & Rauw Alejandro

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button