Basha kujton kohën kur ishte ministër: Ajo që ndodhi në 2008 ishte skandaloze. U bë gjëma nga Berisha dhe Rama
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbajti fjalën e tij në fotloren e Kuvendit ku i bëri thirrje PS-së dhe Rithemelimit të mos përsërisin skenarin e marrëveshjes së 2008-ës.
Sipas Bashës, ajo që ndodhi në kohën kur ai vetë ishte ministër i Jashtëm, ishte një gjëmë.
‘6 muaj 1/8 e kësaj legjislature të kaluar ashtu siç kaloi. Pyetja e parë: a ishin këta more apo ishin të tjerë? Për shqiptarët ka rëndësi një parlament funksional. Çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur deri këtu? Jo këta por shqiptarët. Çmimi është i paimagjinueshëm. Këtë vit 7 miliardë euro do të dalin nga xhepat e shqiptarëve por se sido të shpenzohen, çfarë do të marrin dhe si do të marrin pensionistët, fermerët nuk patëm shansin ta diskutojmë. Ligji për komisionet hetimore u ndryshua duke vendosur një precedent të papranueshëm duke zeruar efektivitetin e komisioneve hetimore. Dëmi më i madh është ai që nuk duket. Pas një viti vendi në fushatë zgjedhor. Kodi zgjedhor në përfitim të shqiptarëve është sakrifica më e madhe. Ndaj sot kam një thirrje hiqni dorë për një moment nga axhendat e ngushta partiake dhe jepini shqiptarëve një komision të reformës zgjedhore me parametra dhe me nje vëndimarrje dhe mos përsërisim skandalin e 2008 që erdhi pas një tjetër skandali dhe gjëme. Thirrja ime të shprehemi me zë dhe votë për diçka që çdokujt që i dhimbset ky vend, që shqetësohet, kërkon nga ky parlament, reformë zgjedhore.’, tha Basha.
/a.r
#Basha #kujton #kohën #kur #ishte #ministër #Ajo #që #ndodhi #në #ishte #skandaloze #bë #gjëma #nga #Berisha #dhe #Rama
Java News