Aktualitet

Zbulimi i rrjetit të prostitucionit e shfrytëzimi i 5 vajzave shqiptare në Greqi, si arritën vetë prindërit të zbulonin ç’ndodhte: E ndoqa pasi doli nga shtëpia dhe…!

Një rrjet prostitucioni u zbulua dje në Greqi, ku 7 të mitura shfrytëzoheshin nga katër tutorë për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të para. Mes vajzave, 5 ishin shqiptare.

Njëra nga nënat e vajzave deklaroi se një 25-vjeçare ishte në rolin e tutores, e cila jo vetëm i detyronte ato që të kryenin marrëdhënie në këmbim të parave, por edhe të konsumonin drogë.

Prindërit e shtatë vajzave u detyruan të bëheshin ‘detektivë’ për t’i shpëtuar ato nga rrjeti i tutorëve, të cilët dje ranë në pranga.

Prindërit deklarojnë se janë detyruar që të ndjekin nga pas vajzat kur dilnin nga banesa, dhe të shikonin se ku shkonin dhe çfarë bënin./m.j

#Zbulimi #rrjetit #të #prostitucionit #shfrytëzimi #vajzave #shqiptare #në #Greqi #arritën #vetë #prindërit #të #zbulonin #çndodhte #ndoqa #pasi #doli #nga #shtëpia #dhe
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button