Aktualitet

Shala: Projekti i Serbisë për ushtrinë, kërcënim për sigurinë në rajon

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se projekti 5000 i Serbisë për ushtrinë e saj ka qëllim politik, ushtarak dhe është kërcënim për rajonin, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shpjeguar në mënyrë kronologjike këtë rrezik që vjen nga Serbia, për investimet që po i bën në ushtri.

Postimi i tij i plotë:

Projekti 5000” i Serbisë për Ushtrinë e saj – projekt që ka një qëllim politik, një qëllim ushtarak dhe një kërcënim sigurie për rajonin

Kronologjia e përshkrimit:

  1. Me datën 13.01.2023, në qëndrimin politik të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, se projekti në fjalë është iniciativë politike për ruajtjen e ekuilibrit të fuqisë ushtarake dhe politike të Serbisë nga ndryshimet që po ndodhin (dhe do të ndodhin).

Duke ndërtuar bazat e reja ushtarake në pjesën veriore të Serbisë (Vojvodina – kjo bëhet për të ndaluar çdo surprizë nga aleanca e NATO-s si dhe në pjesën e Serbisë Qendrore dhe Lindore për të mbajtur nën kontroll dy pika strategjike të interesit të saj dhe synimin ushtarak/politik. – Kosova Lindore dhe Republika e Kosovës

  1. Me datë 25.05.2023, Sipas Ministrit të Mbrojtjes se Serbisë, për t’iu përgjigjur sfidave dhe kërcënimeve bashkëkohore të sigurisë kërkon investime të konsiderueshme në armë dhe pajisje ushtarake dhe në këtë drejtim janë bërë hapa të mëdhenj gjatë viteve të fundit duke jetësuar projektin 5000 ushtar për të shërbyer në Forcat Speciale Serbe.
  2. Me datë 14.03.2024, Serbia ka shprehur dëshirën e saj për të nxitur një modernizim më të shpejtë ushtarak, duke përfshirë blerjen e dronëve të ndryshëm dhe zhvillimin e teknologjive vendase UAV (Presidenti i Serbisë ).

Gjatë një vizite në Institutin Teknik Ushtarak të vendit në Beograd (MIT) javën e kaluar, Vuçiq u kërkoi ekipeve të përshpejtonin zhvillimin e UAV-ve dhe deklaroi se qeveria do të investonte më shumë para për të punësuar staf shtesë për të siguruar që këta avionë të hyjnë në shërbim nga fundi i vitit.

MIT i vendit ka zhvilluar bashkërisht UCAV me shumë role Pegasus me Korporatën e Shkencës dhe Teknologjisë së Hapësirës Ajrore të Kinës (CASC). Serbia ka blerë gjithashtu dronin me krahë fiks FH-92 të ndërtuar nga CASC, duke hedhur dyshime mbi neutralitetin e shpallur të vendit.

KONKLUZION

Serbia

  1. Investimet në pjesën e komponentit të strukturave speciale ushtarake në rritje
  2. Investimet në teknologjinë ushtarake, veçanërisht dronët dhe sistemet kundër raketave, etj
  3. Investime në baza të reja ushtarake brenda territorit të saj
  4. Investimet e garantuara nga pozicionimi i saj në konfliktin Rusi-Ukrainë për plotësimin e kësaj të fundit me municion, etj.
  5. Pavarësia në pjesën ekonomike duke u fokusuar në gazin e linjës së re nga Azerbajxhani.

 

 



#Shala #Projekti #Serbisë #për #ushtrinë #kërcënim #për #sigurinë #në #rajon
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button