Aktualitet

Benzema mund të jetë pjesë e Francës në Lojërat Olimpike

Disa lojtarë francezë janë treguar tashmë të gatshëm për të përfaqësuar vendin e tyre në Lojërat Olimpike të ardhshme, të cilat do të zhvillohen midis 26 korrikut dhe 11 gushtit.

Pas Kylian Mbappe , Antoine Griezmann, Dimitri Payet e shumë të tjerëve, është radha e Karim Benzemas që t’i ofrohet Thierry Henry, i cili mund të marrë vetëm tre lojtarë mbi 23 vjeç për këtë kompeticion, përcjell Sport.

“Lojërat Olimpike? Pse jo? Sigurisht, mund të jetë e shkëlqyeshme, “tha ai, i pyetur nga L’Équipe .

Megjithatë, kjo çështje nuk varet vetëm nga lojtari… që të ndodhë kjo, klubi i tij, Al Ittihad, duhet të pranojë që të lirojë yllin e tij më të madh, gjatë kësaj periudhe parasezonale dhe gjithashtu fillimin e garave zyrtare.

Trajneri e shpjegoi këtë në konferencën e fundit për shtyp: “Të gjithë duan të vijnë, por nëse mund të shkojnë… është një debat tjetër”.

/ Sport/



#Benzema #mund #të #jetë #pjesë #Francës #në #Lojërat #Olimpike
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button