Aktualitet
Kapet i riu me 3 mijë fara kanabisi, 26-vjeçarit iu gjetën edhe municion luftarak e maska

Forcat “Shqiponja” dhe komisariati i Krujës kanë arrestuar një 26-vjeçar pasi u kap me një sasi të madhe farash kanabisi.
Efektivët kishin informacion se Gent Dedej kishte në automjetin e tij lëndë narkotike dhe sende të tjera të jashtëligjshme.
Në momentin e ndalimit, blutë i gjetën 26-vjeçarit 3 mijë fara kanabisi, 4 maska që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.
I riu, banues në Krujë ishte prej disa kohësh në ndjekje të policisë pasi kishte informacione për aktivitetin e tij kriminal.
/a.r
#Kapet #riu #mijë #fara #kanabisi #26vjeçarit #gjetën #edhe #municion #luftarak #maska
Java News