Aktualitet

Bien me 41,6% eksportet shqiptare drejt Greqisë, dy muajt e parë të vitit ‘trembin’ ekonominë

Mallrat shqiptare duket se po gjejnë gjithnjë e më pak ‘hapësirë në Greqi’. Të dhënat zyrtare të tregtisë së jashtme tregojnë se një renie të eksporteve të Shqipërisë drejt Greqisë me -41.6 %.

Konkretisht, në shkurt të këtij viti Shqipëria ka eksportuar në Greqi mallra me vlerë 2 miliardë lekë, duke njohur një rënie të konsiderueshme në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar ku shifra ishte 3.5 miliardë lekë. Eksportet në total njohën rënie në muajin shkurt, por në përqindje rënia është më e lartë me Greqinë.

Pra, në shkurtin e këtij viti Shqipëria ka eksportuar 1.5 miliardë lekë mallra më pak sesa vitin e kaluar. Ndryshe ndodh në kahun tjetër, ku mallrat greke kanë gjetur terren më shumë në Shqipëri.

Po të njëjtat të dhëna të INSTAT dëshmojnë se në shkurt të këtij viti, Shqipëria ka importuar nga Greqia mallra me vlerë 5.5 miliardë lekë, duke njohur një rritje me 1.3 miliardë lekë mallra më shumë sesa në shkurtin e vitit të kaluar.

Rënia e fortë e eksporteve të Shqipërisë drejt Greqisë rezulton të jetë fenomen i dy muajve të parë të këtij viti, janari dhe shkurtit pasi në muajin dhjetor niveli i eksporteve ishte pozitiv.

Në 5 vitet e fundit, niveli i eksporteve shqiptare drejt Greqisë ka njohur rritje të konsiderueshme. Në vitin 2019, niveli i eksporteve ishte 12.7 miliardë lekë ndërsa në vitin 2023 ky nivel u rrit në 28.6 miliardë lekë.

/a.r

#Bien #eksportet #shqiptare #drejt #Greqisë #muajt #parë #të #vitit #trembin #ekonominë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button