Life Style
Shtyhet gjyqi për zgjidhjen e martesës së Princ Lekës me Elia Zaharinë

Teksa të dy janë pajisur me urdhra mbrojtjeje, pas një sherri të dhunshëm që agravoi dhe në përplasje fizike, sot do të mbahej seanca për zgjidhjen e martesës mes Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia.
Por me mospraninë e Princ Lekës, gjyqi u shty më 11 prill.
Pak ditë më parë, ish-çifti u përplasen fizikisht pas pretendimeve se Leka Zogu i kishte dhunuar babain aktores së njohur. Video e sherrit të tyre bëri xhiron e rrjetit.
Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërsa prej disa kohësh jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.
#Shtyhet #gjyqi #për #zgjidhjen #martesës #së #Princ #Lekës #Elia #Zaharinë