Kasano nuk i ndal sulmet ndaj Alegrit: Po bën një figurë m**i, e di që do të shkarkohet

Antonio Kasano vazhdon të bëhet protagonist në mediat italiane, duke sulmuar herë pas here trajnerët, futbollistët apo edhe klubet e Serisë A. Këtë herë, ish-sulmuesi i është rikthyer “luftës” me trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri.
Eliminimi nga Kupa e Italisë dhe loja që Juventusi shfaqi ndaj Interit, duket se kanë lënë një shije të hidhur te Kasano i cili shprehet se paraqitje të tilla nuk i lejohen.
Ndërkohë, për Alegrin ai thotë se do të shkarkohet pasi koha e tij ka përfunduar.
“Ndeshja luhej nga njëra anë. Juventus u mbrojt me shpresën për të shkuar në kohën shtesë dhe më pas ndoshta te penalltitë. Nëse Kremonese e bën këtë, unë e pranoj, por jo Juventusi. Juve luan keq, Alegri dhe stafi i tij duhet të largohen.
Pastaj ishin dy episodet e mungesës së respektit ndaj Napolit dhe Interit. Kjo më bën të kuptoj që Alegri po e nuhat djegien dhe në fund të sezonit ai do të shkarkohet. Juve nuk mund të vazhdojë me të, Alegri po bën figurën e m**it dhe nuk mund të përfaqësojë Juven”, u shpreh Kasano.