Aktualitet

Kush fitoi nga negociatat PS- Rithemelim? Ja si përgjigjet Kadilli: Bardhi aty ishte. Nuk ka asnjë…!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli tha se nga “pakti” PS-Rithemelim nuk ka asnjë fitore.

I ftuar në një intervistë televizive Kadilli tha se opozita do kishte fitore nëse do kishte ndryshime në komisionin zgjedhor.

“Nuk ka ndodhur ndonjë fitore sepse zoti Gazment Bardhi ka qenë përfaqësues në tryezë gjithmonë, e vetmja fitore do jetë nëse ndryshon diçka në komisionin zgjedhor, por dhe atje nuk ka një komision.

Sa i përket Bashës ai ka zgjedhur me vetëdije, madje edhe ata që e mbështesin e mbështesin me vetëdije se nuk do të bëjnë asgjë, do presin t’u bjerë nga qielli”,-tha Kadilli./n.j

#Kush #fitoi #nga #negociatat #Rithemelim #përgjigjet #Kadilli #Bardhi #aty #ishte #Nuk #asnjë..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button