Escobar takon Osmanin: Nuk po i kërkohet vetëm Kosovës të marrë vendime të vështira, por edhe Serbisë!

Emisari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
Escobar, pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, tha se nuk po i kërkohet vetëm Kosovës të marrë vendime të vështira, por të dy palëve.
Ai shprehu shqetësimin e tij për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ndërsa shtoi se, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë. Krahas kësaj, ai nënvizoi mbështetjen për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.
Shefi i NATO-s thekson rëndësinë e mbajtjes së fortë të Aleancës përmes rritjes së investimeve në mbrojtje.
Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se bashkëpunimi me ShBA-në duhet të jetë bosht i veprimeve të institucioneve të Kosovës.
Osmani, pas takimit me emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kërkoi nga Serbia të ekstradojë në Kosovë terroristët e sulmit të Bajnskës.
Duke folur për dialogun me Serbinë, Osmani tha se Kosova mbetet e përkushtuar, por nënvizoi nevojën që ndërmjetësuesi të ketë qasje të balancuar në këtë proces.
/a.r
#Escobar #takon #Osmanin #Nuk #kërkohet #vetëm #Kosovës #të #marrë #vendime #të #vështira #por #edhe #Serbisë
Java News