Aktualitet

Dosja “Partizani”- GJKKO vendos sot për lirinë ose jo të Berishës dhe Malltezit

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbahet në orën 15:00 seanca gjyqësore, në të cilën pritet të vendoset nëse ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi do të fitojnë lirinë ose jo.

Në tri seancat e fundit, nuk është mundur që të merret një vendim i tillë, duke u shtyrë herë nga Prokuroria e herë nga pala mbrojtëse, e  cila në seancën e fundit kërkoi përjashtimi e gjyqtares, Irena Gjoka.

Berisha e Malltezi kërkojnë heqjen e masës së sigurisë “Arrest shtëpie”.

Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion, vepër që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg.

Ndërsa Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie, pasi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv.

/a.r

#Dosja #Partizani #GJKKO #vendos #sot #për #lirinë #ose #të #Berishës #dhe #Malltezit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button