Aktualitet

Samit i NATO-s në 2027 në Tiranë? Begaj: Shpresojmë që 32 vendet anëtarë të thonë “Po”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka komentuar angazhimin diplomatik të Shqipërinë duke bërë lëvizje cilësore për sa i përket ekspozimit të saj si faktor i rëndësishëm për garantimin e sigurisë dhe paqes në të gjithë rajonin tonë.

Në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’, Presidenti Begaj u shpreh se” kryeministri e ka deklaruar por dhe unë e dëgjova dhe në takimet që pata, që është oferta bujare e Shqipërisë  për të organizuar Samitin e NATO-s në 2027. Shpresoj shumë që të 32 vendet anëtare të NATO-s do të ngrenë dorën dhe që të bëhet Tirana që organizon këtë samit të rëndësishëm.”

Sakaq tha ai, të gjitha samitet dhe angazhimet diplomatike që ka ndërmarr Shqipëria “janë një sukses i politikës së jashtme të Shqipërisë”.

Presidenti Begaj kujtoi se për herë të parë në muaj tetor të vitit të kaluar u organizua Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Evropian. “Kuptohet që fillimisht u pa me një lloj skepticizmi në lidhje me sigurinë dhe performacën që do të sigurohej suksesi i këtij samiti. Arritja me sukses e këtij samiti dhe të samiteve të tjerë të mbajtur së fundmi, e shoqëruar dhe me vizita të rëndësishme të krerëve të shteteve tregon se diplomacia shqiptare është shumë aktive.”, u shpreh ai.

/a.r

#Samit #NATOs #në #në #Tiranë #Begaj #Shpresojmë #që #vendet #anëtarë #të #thonë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button