Aktualitet

VIDEO/ Berisha e shpalli të vdekur, bujku del në krah të Gjergj Lucës: Doktor, e humbe votën time!

Sali Berisha sot, në rrjetin e tij social ka hapur një lajm të kobshëm sipas të cilit, një bujk nga Starova e Elbasanit, Arjan Hoxha ka vrarë veten, pasi ka falimentuar, si pasojë e mos ndihmës nga qeveria.

Lajmi u përhap në portalet e opozitës, por më pas, biznesmeni Gjergj Luca, doli në krah të Arjan Hoxhës, i cili thotë se nuk e kupton pse doktori e do të vdekut.

Në postin e tij, Luca shkruan:

“Edicion i jashtëzakonshëm lajmesh/ Sali Berisha e shpall të vdekur, Gjergj Luca e ngjall…

Miq e rëndë kjo ngjarje e sotshme, ish kryeministri Sali Berisha sapo e ka shpallur të vdekur anëtarin besnik të PD-së dhe biznesmenin e ndershëm Arjan Hoxha nga Sulova e Elbasanit. Postimi ende rezulton në facebook-un e Salës ku Arjani rezulton i vdekur ndërsa unë po ua sjell të gjallë e të shëndetshëm!”

 

#VIDEO #Berisha #shpalli #të #vdekur #bujku #del #në #krah #të #Gjergj #Lucës #Doktor #humbe #votën #time
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button