Aktualitet
VIDEO/ Dygolësh në pjesën e parë, Cikalleshi shënon edhe me “panenka”

Sokol Cikalleshi shënon golin e radhës në Superligën turke me Konyasporin, që po luan në fushën e vet kundër Adane Demirsporit.
Ishte minuta e shtatë kur Konya fitoi një penallti, të cilën sulmuesi kavajas e shndërroi në gol. I dhjeti sezonal në kampionat për 32-vjeçarin.
Për skuadrën vendase e ka nisur si titullar edhe Valon Ethemi, i cili u transferua te Konyaspori në merkaton e janarit.
Për skuadrën vendase e ka nisur si titullar edhe Valon Ethemi, i cili u transferua te Konyaspori në merkaton e janarit.
Në minutën e 43-të Cikalleshi u vendos sërisht tek pika e penalltisë e këtë herë shënoi me ‘panenka’.
#VIDEO #Dygolësh #në #pjesën #parë #Cikalleshi #shënon #edhe #panenka
Java News