Aktualitet

Takimi me ministrat dhe kryebashkiakët, Kryeministri Rama mbërrin në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkodër rreth orër 9:45 minuta për mbledhjen 2-ditore në qytetin verior me kryebashkiakët dhe ministrat.

Në mbledhjen e sotme do të zhvillohen 9 tryeza të hapura me bashkëbisedues anëtarë të qeverisë, kryetarë të bashkive dhe drejtues të agjencive.

Do të bëhet analizë për Burimet Njerëzore, analiza Financiare, analiza e Shërbimeve dhe mbi Projektet e BE.

Temat mbi të cilat do të diskutohet janë Shëndetësia, Bujqësia, Arsimi, Mjedisi, Siguria, Financat, Infrastruktura, Pronat dhe Burimet Njerëzore.

Do të ketë propozime për zgjidhje të problematikave të hasura në këto fusha mbi të cilat do të flitet.

Në përfundim të mbledhjes, para fjalës përmbyllëse të kryeministrit Edi Rama, do të përcaktohen detyrat përkatëse për gjithësecilin.

/f.s

#Takimi #ministrat #dhe #kryebashkiakët #Kryeministri #Rama #mbërrin #në #Shkodër
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button